Prokurorët pritet të akuzojnë kompaninë e Trumpit

01 korrik 2021 | 08:32

Prokurorët në Nju Jork të ShBA-së pritet të akuzojnë kompaninë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe zyrtarin e saj kryesor për krime që lidhen me taksat, raportojnë mediat amerikane.

Prokurori i Qarkut në Manhatan, Cyrus Vance pritet të paraqesë akuzat më 1 korrik ndaj kompanisë Trumpit dhe zyrtarit të saj, Allen Weisselberg, pasi një ekip i gjerë shqyrtoi provat dhe gjeti se ato përbëjnë bazë për një padi penale.

Raportohet se akuzat përfshijnë përfitimet jo-financiare që kompania e Trumpit u dha drejtuesve të lartë pa i raportuar në mënyrë të duhur në regjistrat e taksave. Këto përfitime përfshijnë përdorimin e apartamenteve, makinave dhe pagesat e shkollimit.

Trump dhe familja e tij nuk pritet të paditen, por nëse kompania e tij dënohet do të duhet të paguajë gjoba dhe dënime të tjera.

Padia ndaj zyrtarit kryesor të kompanisë Weisselberg mund të përdoret edhe për ta bërë atë që të bashkëpunojë me prokurorët, për ndonjë hetim të ardhshëm kundër ish-presidentit dhe familjes së tij.

Raportohet se akuzat përfshijnë përfitimet jo-financiare që kompania e Trumpit u dha drejtuesve të lartë pa i raportuar në mënyrë të duhur në regjistrat e taksave. Këto përfitime përfshijnë përdorimin e apartamenteve, makinave dhe pagesat e shkollimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur që të emërojë…