94 vjet më parë u nda nga jeta “Heroina e Popullit” Shotë Galica

01 korrik 2021 | 09:16

94 vjet më parë, më 1 korrik të vitit 1927, u nda nga jeta Shotë Galica (Qerime Radisheva).

Lindi në Drenicë, në një nga zonat më luftarake të krahinës së Kosovës, më 10 nëntor 1895. Zgjodhi luftën gjatë gjithë jetës së saj duke qenë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj.

Luftoi përkrah të shoqit dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së tij. E njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe nga fillimi i viteve ’20 deri kur u tërhoq në Shqipëri.

Kundërshtoi me armë, dhunën, shpronësimet abuzive, shpërnguljet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë.

Vdiq në qytetin e Fushë-Krujës, Shqipëri, më 1 korrik 1927. Ka mirënjohjen më të madhe “Heroinë e Popullit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i njëmbëdhjetë i revistës më të madhe në gjithë…