Policia e Kosovës organizon punëtori me forumet lokale të sigurisë në bashkësi

01 korrik 2021 | 09:29

Drejtoria e Policimit në Bashkësi në kuadër të aktiviteteve së bashku me forumet për siguri në bashkësi, më 30 qershor 2021, ka mbajtur një punëtori me temën “Parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm përmes aktiviteteve të policimit në bashkësi”.

Kjo punëtori është mbajtur në mbështetje nga OSBE-ja, pjesëmarrës të këtij aktiviteti ishin anëtaret e Këshillave për Siguri në Bashkësi nga komuna e Prizrenit dhe komuna e Gjakovës.

Të pranishmit u informuan për strategjinë kundër terrorizmit dhe procesin e radikalizmit, duke njohur hapat që shpien drejt terrorizmit, indikatorët dhe rastet e ekstremizmit të dhunshëm.

Në kuadër të kësaj punëtorie zyrtarët policorë potencuan rolin e forumeve lokale të sigurisë në bashkësi dhe parandalimin e rasteve të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
94 vjet më parë, më 1 korrik të vitit 1927,…