Unë kam ndërru pamje

01 korrik 2021 | 09:52

Flamur Maloku

 

Zot

Janë shumëzu mallkimet

Fryma e universit âsht prekë thellë

Unë kam ndërru pamje

Ajo nuk i rikthen syt’ kah Ti

Betimin e shkel’ pa mërzi

 

Zot

Koha e stina nuk japin dashní

Hapareshet gjoksi në vetmi

Ajo harron kohën tême

Trupi âsht mykur n’arrati

 

Zot

Kur nata e mbyt’ dashnin’

Shpëtimin e rremë n’shpirt e kërkon kah Ti

 

Zot

Ka vdekë dashnia e madhe

Unë i përkulur kërkoj bekimin nga Ti

 

Zot

Universi të mos shembet

Për dashnin’ e mallkuar

Unë nuk kam mërzi

 

Zot

Falem për mëkatin e verës

Trill

Rrëfim i përgjakur

Ishte ajo dashní.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Policimit në Bashkësi në kuadër të aktiviteteve së…