Niset për në Dubai me 15 mijë euro në çantë, 37-vjeçarit nga Kosova i sekuestrojnë paratë në Rinas

01 korrik 2021 | 10:44

Rinas – Një sasi prej 15 mijë eurosh, janë sekuestruar në Rinas pasi nuk ishin deklaruar. Sipas policisë këto para i janë gjetur një 37-vjeçari nga Kosova i cili është vënën nen hetim.

Policia sqaron se 37-vjeçari i kishte fshehur para në çantë ndërsa po udhëtonte në drejtim të Dubait.

Bazuar në ndryshimet e ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, i ndryshuar, Administrata Doganore njofton të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 15000 euro, procedohet penalisht 37-vjeçari nga Kosova.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në dalje në PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e shtetasit kosovar, 15000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionsti Imer Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij…