Nga sot mërgimtarët nuk do të paguajnë policën kufitare

01 korrik 2021 | 10:57

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë me dije se nga sot të gjithë mërgimtarët që hyjnë në Kosovë nuk kanë nevojë të paguajnë policën kufitare.

Murati përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “Me marrëveshjen e arritur me BQK-në dhe BKS-në, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%”.

Postimi i plotë i tij:

Prej sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro.

Mirëpo më e rëndësishmja është që ne do të angazhohemi edhe për një zgjidhje permanente të këtij problemi, e cila besoj që do të vie shumë shpejt.

Mirësevini bashkatdhetarë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtorët e klinikave në QKUK sipas deklarimit të pasurisë në…