Reshitaj takoi përfaqësuesit e Universiteteve, ofron përkrahje për ekspertet e rinj

10 maj 2018 | 18:40

Më qëllim të rritjes së bashkëpunimit mes ministrisë dhe eksperteve universitar, përkrahjes të sapo diplomuarve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj priti ne takim përfaqësuesit e universiteteve publike në Kosovë.

Ministrja Reshitaj në takim paraqiti prioritetet dhe veprimet e saj në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, duke u nisur nga menaxhimi i duhur i mbeturinave, mbrojtja e burimeve ujore, reduktimi i ndotjes së ajrit, rehabilitimi i shtretërve të lumenjve etj.

Reshitaj ka bërë me dije se ka iniciuar krijimin e Komitetit Këshillues të eksperteve e shoqërisë civile, ku do te marrin pjesë edhe ekspertë të mjedisit dhe planifikimit hapësinor për të marrë pjesë në hartimin e politikave zhvillimore në MMPH.

Po ashtu, Reshitaj ka shpalosur idenë e saj për të inkuadruar të sapo diplomuarit e shkencave që lidhen me mjedisin në punë praktike brenda ministrisë, angazhimin e saj që në bashkëpunim me donatoret ndërkombëtar të sigurojë bursa studime jashtë vendit për studentet e dalluar si dhe mundësinë e përkrahjes së studimeve të tyre post-diplomike dhe doktoratave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Nga ana tjetër rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Fadil Millaku, ka thënë se kjo është iniciativa e para që një ministër i MMPH-së ndërmerr në rritjen e bashkëpunimit mes ministrisë dhe universiteteve, me ç‘rast ka propozuar që ministria të subvencionojë projektet dhe hulumtimet e studenteve, të cilat sipas tij, kanë mbetur në sirtarë .

Prorektorja e Universitetit të Prishtinës, Myrvete Badivuku, ka pohuar se secili e ka për obligim të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit.
Ajo ka vlerësuar se iniciativa e ministres Reshitaj për inkuadrimin e eksperteve në ministri është hap i qëlluar në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në përgjithësi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh zyrtar i lartë i…