Ambasadori Kosnett në “Paradën e Krenarisë”: Të gjithë njerëzit meritojnë respekt të barabartë

01 korrik 2021 | 14:23

Në “Paradën e Krenarisë”, të enjten bashkë me komunitetin LGBTI ka marshuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Me këtë rast, Kostnetti ka publikuar në llogarinë e vet në “Twitter” disa fotografi nga parada, duke theksuar se të gjithë njerëzit meritojnë respekt të barabartë, pavarësisht se kush janë ata.

“Teksa festojmë kontributet e anëtarëve të komunitetit LGBTQI +, anëtarët e komunitetit akoma përballen me diskriminim dhe margjinalizim. Miqtë, fqinjët dhe anëtarët e familjes sonë meritojnë respekt të barabartë, pavarësisht se kush janë apo kë duan. Krenaria 2021”, ka shkruar ambasadori Kosntett.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër (e premte) do të…