Diplomojnë 15 kadetë të FSK-së

01 korrik 2021 | 14:49

Në ambientet e kazermës “Adem Jashari” të enjten është mbajtur ceremonia ushtarake e diplomimit të kadetëve të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, respektivisht Qendrës për Studime Universitare  të gjeneratës 2021.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kanë marrë pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant  Rrahman Rama, stafi i lartë ushtarak dhe civil i Ministrisë së Mbrojtjes, oficerë të NALT-it, familjarë të kadetëve të diplomuar, etj.

Pas ceremonisë së nderimit të flamurit, me fjalë përshëndetëse, të pranishmëve u është drejtuar nikoqirja e ceremonisë,  komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), komandë brenda së cilës vepron edhe Akademia e Mbrojtjes dhe QSU, gjeneralbrigade Irfete Spahiu.

Me këtë rast, Spahiu ua ka rikujtuar kadetëve rrugëtimin e përbashkët me të gjitha strukturat e komandës që udhëheq për të realizuar arritjen e standardeve më të larta profesionale dhe akademike me programin tejet sfidues për përgatitje psikike, fizike, profesionale dhe intelektuale.

Ndërsa komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në mesazhin e tij drejtuar kadetëve të diplomuar, i ka inkurajuar ata të qëndrojnë konsistentë në realizimin e synimeve me frymën dhe shpirtin luftarak, gjithmonë duke ruajtur prestigjin e FSK-së dhe vlerat themelore të ushtarakut.

Kurse në emër të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, në fjalën e tij, zëvendësministri Syla, ka shprehur besimin e plotë në suksesin dhe fitoren e garantuar të kadetëve, sidomos në përmbushjen e misionit  gjatë shërbimit si lider ushtarak.

Ceremonia ka përfunduar me ndarjen e diplomave për 15 kadetët e diplomuar. Në mesin e të diplomuarve janë edhe dy kadetë nga Republika e Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…