Formacioni me yjet që janë lojtarë të lirë

01 korrik 2021 | 15:08

Shumë yje gjatë kësaj vere mund të transferohen falas, pasi duke filluar që nga sot u ka përfunduar kontrata me klubet respektive. “Sky Sports” ka përpiluar një formacion me lojtarët që janë të lirë që nga sot, teksa pjesë e saj janë edhe dy futbollistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për dy mbrojtës: Elseid Hysaj që i ka përfunduar kontrata me Napoli dhe Ezgjan Aliovski që ka mbyllur kontratën me Leeds United. Në listën e yjeve në portë është Donnarumma, i cili ende nuk ka firmosur me PSG, edhe pse ka kryer vizitat mjekësore. Në qendër të mbrojtjes janë Sergio Ramos dhe Boateng.

Në mesfushë janë Juan Mata, Lundstram dhe Schlupp. Në sulm ndërkohë spikat Lionel Messi, i cili ka mbyllur kontratën me Barcelonën dhe nga sot mund të firmos si futbollist i lirë. Jovetiq dhe King janë dy emrat që plotësojnë formacionin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës…