KF Drenica mbetet pa kryetar, largohet Veliqi   

01 korrik 2021 | 15:24

Ilir Veliqi nuk do të jetë më kryetar i KF Drenica nga Skenderaj. Njoftimin e ka bërë të ditur vet Ilir Veliqi nëpërmjet një letrën të bërë publike nga skuadra kuqezi.

“Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Kryetar i klubit te futbollit ‘Drenica’, për arsye personale. Falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim e sinqertë dhe korrekt te kryetarit te Komunës z. Bekim Jashari, nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, DKRS-në, të cilëve ju jam mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e dhëne, në mbështetjen dhe përmbushjen e obligimeve dhe detyrave për një menaxhim te suksesshëm”, thuhet në letrën e Veliqit, raporton “Epoka e re”.

Letra e plotë e Ilir Veliqit:

Të nderuar miq, kolegë,  bashkëpunëtorë dhe media.
Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Kryetar i klubit te futbollit “Drenica”, për arsye personale.
Falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim e sinqertë dhe korrekt te kryetarit te Komunës z. Bekim Jashari, nënkryetarin, z.Nuredin Lushtaku, DKRS- në, të cilëve ju jam mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e dhëne, në mbështetjen dhe përmbushjen e obligimeve dhe detyrave për një menaxhim te suksesshëm.
Falënderoj të gjithë ata që gjatë kësaj kohe punuan bashkërisht me mua dhe ishin  korrekt në punën tonë të përbashkët në menaxhimin e klubit: kryesinë e klubit, shtabin teknik, lojtaret, punëtoret teknik, donatorët, tifozerinë “Shqiponjat e Zeza” dhe gjithë qytetarët e komunës tonë, të cilët ishin përkrahësit me të mëdhenj  edhe në kohen më të vështirë kur gjendej klubi.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe përkrahje të përbashkët, arritëm t’i tejkalojmë të gjitha sfidat.

Udhëheqjes së re dhe K.F ” Drenica”, i dëshirojmë shumë suksese në kampionatin në vazhdim.

Me respekt!

Ilir Veliqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka ndarë të enjten 20 mijë vaksina kundër koronavirusit…