Osmani në takim me Stoltenbergun: E ardhmja e Kosovës është në BE, NATO dhe OKB

01 korrik 2021 | 16:01

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e ka falënderuar për rolin vendimtar të Aleancës Veri-Atlantike  në lirinë e Kosovës, por edhe për kontributin e tashëm për një ambient të qetë e të sigurt, nëpërmjet trupave të KFOR-it.

Në këtë takim, Osmani ka falënderuar Stoltenberg edhe për mbështetjen e KFOR-it për trajnimin e FSK-së, e cila procesin e  tranzicionit në ushtri po e kryen konform standardeve të NATO-s, duke qenë e denjë për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.

Më tutje, Osmani ka përmendur edhe mbështetjen e KFOR-it dhënë komunave në përballje me pandeminë Covid-19.

Po ashtu, presidentja Osmani ka potencuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, NATO dhe OKB.

“Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate edhe me anëtarët e NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, ka theksuar Osmani.

Ndërsa në kontekstin e sigurisë rajonale, presidentja ka përmendur edhe rrezikun nga ndikimi rus në Ballkan, ndaj e ka konsideruar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë tejet të rëndësishëm.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Tregtare Kosovaro - Turke festoi 13 vjetorin e saj…