Lilaj largohet nga Prishtina, shkon në Izrael

01 korrik 2021 | 16:32

Mesfushori nga Korça, Sabjen Lilaj është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Prishtinës. Ai karrierën do ta vijojë në Izrael me skuadrën e Hapel Ramat Gan Givatajim.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi izraelit, por Lilaj do të largohet nga Prishtina pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve kundër Ferencvarosh.

“Mirë se erdhe Sabien Lilaj. Mesfushori shqiptar ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën. Lilaj ka fituar gjashtë tituj në kampionatin shqiptar dhe së fundmi ka shtuar një titull pasi ka fituar Superligën e Kosovës në edicionin 2020/21”, thuhet në njoftimin e klubit izraelit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha, (mysafir i ftuar në Konventën e PDK)…