Formacionet: Zvicër – Spanjë

02 korrik 2021 | 14:00

Zvicra do të përballet me Spanjën në kuadër të çerekfinales. Zvicra do të përballet me Spanjën në çerekfinale të “Euro 2020”.

Këto dy Kombëtare janë përballur gjithsej 22 herë, ku prej tyre Spanja ka 16 fitore, Zvicra një fitore dhe pesë herë këto Kombëtare janë ndarë baras.

Për Zvicrën mungesë e madhe do të jetë Granit Xhaka i cili do të mungojë shkaku i suspendimit të kartonëve. Spanja në anën tjetër ka skuadër të kompletuar dhe nuk ka mungesa.

Mirëpo, në rast të ndëshkimit, Zvicra do të jetë në gjysmëfinale pa: Akanji, Elvedi, Embolo, Gavranović, Mbabu, Rodríguez, Schär ndërsa tek Spanja, Jordi Alba, Busquets, Pau Torres, Rodri.

Formacionet e mundshme:

Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferoviq.
Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Eric García, Laporte, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Sarabia, Morata, Ferran Torres

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sead Klisurica shpall të pavlefshme ID-kartelen e Kolegjit "Biznesi" me…