Këta janë 954 zyrtarë publikë që t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë (Emrat)

02 korrik 2021 | 14:58

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka organizuar të premten hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

Hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë është realizuar në  përputhje me Ligjin nr. 04/L-228 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik.

Nga lista e përzgjedhur,  Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë  kontrollin e  plotë të pasurisë të  20 për qind e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre. Nga gjithsej 4 769 subjekte deklaruese,  954 zyrtarë  do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e AKK-së:

Emrat e atyre që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë mund t’i lexoni: KËTU

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim për mbrojtje publike të Punimit të Doktoratës Njoftohen të…