Vepra e këngëtarit Korab Shaqiri “I miri i motrës” përzgjedhet në festivalin prestigjioz ndërkombëtar të kompozitorëve 2021

03 korrik 2021 | 14:04

Këngëtari Korab Shaqiri ka njoftuar se vepra e tij “I miri i motrës” (Sister’s beloved brother) është përzgjedhur festivalin prestigjioz të muzikës artistike “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”, në një konkurrencë të fortë mes qindra kompozitorësh nga e gjithë bota.

“Vepra ime, I MIRI I MOTRËS (Sister’s beloved brother), ngërthen në vete elemente burimore të traditës shqiptare dhe do të interpretohet në gjuhën angleze nga mexosopranoja ukraniase Liliia Nikitchuk, kori i përzier dhe orkestra simfonike KLK, nën dirigjimin e mjeshtrit Ferdinando Nazzaro nga Italia”, ka shkruar Korab Shqiri në rrjetet sociale.

Finalja e Festivalit Ndërkombëtar të Kompozitorëve 2021, KLKNEWMUSIC – SAKRARIUM – Muzika e shenjtë e kohës sonë, do të mbahet në qytetin Liviv të Ukrainës, më9 korrik, 2021, duke filluar në orën 19:00.

Njoftimi i plotë i tij:

Të dashur miq, kam kënaqësinë të ndajë me ju një lajm të mirë!

Para disa muajsh kam konkurruar në festivalin prestigjioz të muzikës artistike “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”, në një konkurrencë të fortë mes qindra kompozitorësh nga e gjithë bota.
Në mesin e 9 veprave të kompozitorëve finalistë nga: Italia, Argjentina, Polonia, Koreja e Jugut, Australia, Siria, Spanja dhe Sllovenia, juria ka përzgjedhur edhe një vepër nga Kosova e cila do ta përmbyllë festivalin.
Finalja e Festivalit Ndërkombëtar të Kompozitorëve 2021, KLKNEWMUSIC – SAKRARIUM – Muzika e shenjtë e kohës sonë, do të mbahet në qytetin Liviv të Ukrainës, me datën 9 korrik, 2021, duke filluar në orën 19:00.
Vepra ime, I MIRI I MOTRËS (Sister’s beloved brother), ngërthen në vete elemente burimore të traditës shqiptare dhe do të interpretohet në gjuhën angleze nga mexosopranoja ukraniase Liliia Nikitchuk, kori i përzier dhe orkestra simfonike KLK, nën dirigjimin e mjeshtrit Ferdinando Nazzaro nga Italia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i PDK-së, në…