Dyshohet për mjet shpërthyes në “Bregun e Diellit”, policia në vendin e ngjarjes

04 korrik 2021 | 13:30

Një mjet shpërthyes dyshohet se është gjetur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes”, ka thënë Borovci për “lajmi.net”.

Ai ka bërë me dije se Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”, ka deklaruar Borovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara…