Dedaj uron Krasniqin: PDK-ja mbetet forca kryesore në shtetndërtimin e Kosovës

04 korrik 2021 | 14:36

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Dedaj ka thënë se Krasniqi dhe ekipi i tij drejtues do jenë shpresë për reformat demokratike, shtetin ligjor, barazinë dhe perspektiven evropiane të Republikës së Kosovës.

“PDK-ja ishte dhe mbetet forca kryesore, thelbësore dhe kruciale në shtetndërtimin e Kosovës, liderët dhe anëtarësia e saj ishin forca vendimtare e ndryshimeve të mëdha historike dhe titanike të shtetit të Kosovës, sepse asnjë proces, i luftës së drejte dhe çlirimtare të UÇK-së, dhe as i paqes, i Rambujesë apo i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të paramendohet pa themeluesit e UÇK-së dhe Partinë Demokratike të Kosovës!”

“Konsolidimi, uniteti dhe masivizimi i PDK-së është vendimtar për finalizimin e të gjitha çështjeve të hapura me Serbinë dhe integrimin euroatlantik të Kosovës! Kryetari i posazgjedhur z. Memli Krasniqi, së bashku me ekipin e tij drejtues do jenë shpresë për reformat demokratike, shtetin ligjor, barazinë dhe perspektiven evropiane të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…