Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me familjen në Prekaz: Këtu gjejmë forcën për të ecur përpara

04 korrik 2021 | 14:51

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me familjen e tij ka nisur sot ditën me homazhe e nderime në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz të Skënderajt.

Ai tha se ardhja në Prekaz është e domosdoshme para marrjes së përgjegjësive sepse është një frymëzim shtesë për ta fuqizuar vetëdijen politike. “Prekazi mbetet udhërrëfyesi ynë sepse ky është vendi ku ka lindur dhe ku ka marrë kuptim liria e Kosovës. Andaj e konsideroj të pa tejkalushme dhe të domosdoshme ardhjen në Prekaz para marrjes së çfarëdo përgjegjësie.

Pra është edhe nder, obligim, privilegj edhe përgjegjësi që në ditën e parë si kryetar i PDK-së së bashku me familjen time të vij në Prekaz për të marrë një frymëzim shtesë por edhe për të fuqizuar vetëdijen tonë politike për punët të cilat na presin dhe për të marrë një inspirim shtesë nga sakrifica titanike e familjes Jashari”, tha ai. Ai tha po ashtu se ADN-ja e Partisë Demokratike të Kosovës është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. “Unë e kam thënë edhe dje në Konventën e PDK-së që ADN-ja e partisë sonë është UÇK-ja.

Lufta dhe sakrifica e mijëra heronjve e çlirimit tonë dhe Adem Jashari është simboli i gjithë kësaj lufte. Kështu që ndjehem i përgjegjshëm ndaj historisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ndaj të gjithë atyre njerëzve që për vite e dekada kanë punuar për ta sjellë partinë tonë deri në këtë fazë dhe për punën që na pret në të ardhmen”, tha Krasniqi. Pas homazheve në Prekaz, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi i shoqëruar nga bashkëshortja dhe tre fëmijët, bëri homazhe edhe tek Kompleksi Memorial në Marinë të Skenderajt.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka…