![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/eriksen.jpg)
Tifozi 11-vjeçar danez poston foton me Eriksen: Pranoi menjëherë, dukej i shëndetshëm
04 korrik 2021
| 15:16
Fotoja e një tifozi 11 vjeçar danez me Christian Eriksen u bë virale ditën e djeshme pasi e postoi në “Instagram”.
Eriksen ndodhet me pushime në bregdetin e Tisvilde, një qytezë 50 kilometra larg Kopenhagënit dhe u takua rastësisht me fansin 11-vjeçar.
Bjorn Bindzus, në një prononcim për mediat e Danimarkës, u shpreh: “Unë isha nervoz kur i kërkova të bëjmë fotografi, por ai pranoi dhe më tha ‘po, nuk ka problem’. Dukej i shëndetshëm, ishte bukur ta shikoja”.
View this post on Instagram