Rritet numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Filipine

04 korrik 2021 | 16:02

Ushtria në Filipine ka treguar se të paktën 31 njerëz kanë humbur  jetën dhe 50 të tjerë shpëtuan pasi një avion i tipit C-130 me trupa luftarake në bord u përplas gjatë uljes në një provincë jugore të vendit.

Aksidenti i së dielës pranë aeroportit Jolo në provincën Sulo u mori jetën 29 ushtarëve në bordin e avionit dhe dy civilëve në tokë.

Zyrtarët thanë se disa ushtarë ishin parë tek hidheshin nga avioni para përplasjes dhe shpërthimit në tokë. Ushtria tha se deri në orët e mbrëmjes 17 ushtarë mbetën të pagjetur.

Një komandant ushtarak rajonal ka deklaruar se nuk kishte gjasa që të ishte qëlluar avioni. Ai citoi dëshmitarët të kenë thënë se avioni gaboi në ulje, duke tejkaluar pistën dhe pastaj u rrëzua në periferi të aeroportit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojërat Olimpike janë padyshim një nga ngjarjet më të mëdha…