Gjenerali Wesley Clark të mërkurën viziton Kosovën

04 korrik 2021 | 17:14

Gjenerali amerikan që kishte udhëhequr kampanjën e bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës, Wesley Clark, do të vijë për vizitë të mërkurën.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, teksa ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Në këtë ditë të veçantë, kur po festojmë 4 Korrikun- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të ju njoftoj se me ftesën time zyrtare, më datën 7 korrik, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të vijë në vizitë gjenerali historik amerikan, heroi ynë, Wesley Clark”, ka njoftuar Mehaj.

Mehaj ka thënë se Clarku do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe do të takojë të gjithë liderët shtetërorë.

“Gjeneral Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror dhe do të pritet nga të gjithë liderët tanë më të lartë shtetëror”, ka thënë Mehaj.

“Mirë se vjen në shtëpinë tuaj pranë njerëzve që të duan aq shumë, gjeneral Clark! Mirë se vjen në Kosovën dhe qytetarët e saj të bekuar me ty dhe ShBA-në!  Zoti e bekoftë përjetësisht miqësinë e Kosovës me ShBA-në!”, është shprehur Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë…