Ministrja Gjonaj rendit të arriturat e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit

05 korrik 2021 | 14:18

Ministrja e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, ka marrë pjesë në konferencën mbi sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e integritetit.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryeprokurori i Rumanisë, i cili ka ndarë eksperiencën që ka kaluar ky shtet në luftën kundër korrupsionit.

Po ashtu, në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe  sekretarja ekzekutive e GRECO-s, Hane Juncher, e cila ka theksuar domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal kundër korrupsionit, përmirësimin e masave të konfiskimit të pasurive dhe rikuperimit të aseteve.

Në këtë konferencë, ministrja Gjonaj, ka renditur arritjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit.

Gjonaj ka thënë se strukturat e reja të posaçme me luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, kanë filluar të flasin në emër të drejtësisë penale të re me raste konkrete të procedimeve penale të nisura dhe përfunduara, me pasuri të sekuestruara brenda dhe jashtë sistemit.

“Jam besimplotë se SPAK-u bashkë me BKH-në që sapo ka emëruar 28 hetuesit e parë, do të mund të bëjnë raste suksesi që lidhen me luftën kundër pandëshkueshmërisë për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë ajo.

Ministrja Gjonaj rendit arritjet kundër korrupsionit:

– Verifikimi i integritetit dhe vlerësimi për drejtorinë e përgjithshme të burgjeve

– Projekti pilot për kurrikualat e shkollës për antikorrupsionin me partnerët italianë

– Të gjithë aktorët bashkërisht me të njëjtën qëllim për të arritur rezultatet e reformës në drejtësi

– Bashkëpunimi rajonal ndërmjet RAI

– Zbatimi i rekomandimeve të GRECO-s në raundin e 4 dhe ndjekja e monitorimit të 5-të

– Funksionimi i rrjetit antikorrupsion / priten raste konkrete

– Kemi dhenë mbështetjen për institucionet e posaçme për antikorrupsionin , përgjegjësia e tyre tashmë për të bërë rezultate

– Rezultate të mira të prokurorisë së posaçme dhe BKH në një kohë të shkurtër / premisa për të bërë sukses

– Vullneti i qeverisë për 4 vitet e ardhshme, lufta ndaj korrupsionit në nivel tjetër.

Pas 5 vitesh nga miratimi i reformës në drejtësi, dëshmohet qartë se vullneti ka qenë i palëkundur, se nuk jemi stepur në asnjë moment për ta çuar përpara me hapa solidë procesin më transformues në Shqipërinë e 30 viteve të fundit, kjo nga ne si mazhorancë, si qeveri, por edhe nga vetë partnerët ndërkombëtarë ShBA dhe BE, të cilët në asnjë moment nuk kanë reshtur së dhëni mbështetje zbatimit të reformës në drejtësi.

Nëpërmjet “vetting”-ut po pastrohet rrënjësisht sistemi i drejtësisë nga elementët e korruptuar, joprofesionalë apo me lidhje të dyshimta me krimin. Nga rreth 50 për qind  të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vetuar, më shumë se 60 për qind janë larguar nga sistemi.

Strukturat e reja të posaçme me luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, kanë filluar të flasin në emër të drejtësisë penale të re me raste konkrete të procedimeve penale të nisura dhe përfunduara, me pasuri të sekuestruara brenda dhe jashtë sistemit.

Jam besimplotë se SPAK-u bashkë me BKH-në që sapo ka emëruar 28 hetuesit e parë, do të mund të bëjnë raste suksesi që lidhen me luftën kundër pandëshkueshmërisë për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isni Kilaj do të jetë kandidat për kryetar të komunës…