Presidenti i Malit të Zi: BE-ja ta miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën

05 korrik 2021 | 16:16

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe t’i japë shtysë shtesë procesit të negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë.

Në një intervistë për “TV21” të Shkupit, Gjukanoviqi ka thënë se ai është i mendimit se BE-ja duhet t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Liberalizimi i vizave duhet t’i jepet Kosovës dhe një shtysë shtesë në procesin e negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë”, ka thënë Gjukanoviqi.

Më tutje, ai ka vënë re se vonesa në zgjerimin e Bashkimit Evropian, kur ishte radha e Ballkanit Perëndimor, lë hapësirë ​​për ndikimin e palëve të treta.

“Për fat të keq, ato palë të treta po veprojnë nga platforma që janë kundër interesave thelbësore evropiane dhe kjo sjell konfuzion shtesë në politikat e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Gjukanoviqi.

Sipas tij, tani jemi dëshmitarë të ideve të rinovuara në lidhje me rikompozimin e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka theksuar se këto ishin idetë nga fillimi i viteve 1990, kur idetë e formimit të tri shteteve të mëdha të Ballkanit Perëndimor funksiononin ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë përfaqësuar nga…