![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/bedriu-1.jpg)
Kryeshefi i Arkivit priti në takim majorin Glenford Rose
Përfaqësuesi i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, major Glenford Rose, ka vizituar sot Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Majori Rose u interesua për mundësitë dhe për format e ndihmës që mund të japë Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës për konsolidimin dhe kompletimin e mëtejshëm të Arkivit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore i Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, i ka premtuar majori Rose se nuk do të mungojë ndihma e Agjencisë dhe me të gjitha mundësitë që ka ky institucion, do të ofrojë ndihmë profesionale për të gjitha çështjet që u shtruan në takimin e tyre, por edhe për të tjera problematika që do të dalin gjatë rrugëtimit të përbashkët deri në finalizimin dhe kompletimin e plotë të Arkivit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Majori Rose në fund të takimit vizitoi bibliotekën dhe disa mjedise të Arkivit.