Shuhet ikona e televizionit italian

05 korrik 2021 | 19:18

Është ndarë nga jeta ikona e televizionit italian, njëherësh një nga artistët më të famshëm italian në botë, Raffaella Carrà.

Ajo ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare nga një sëmundje e rëndë, shkruajnë mediet e huaja.

Lajmin për vdekjen e yllit televiziv e njoftoi partneri i saj, Sergio Iapino.

“Raffaella na ka lënë. Ajo ka shkuar në një botë më të mirë, ku njerëzia e saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë,”  ka thënë partneri i saj.

Raffaella  ka marrë pjesë në dhjetëra filma midis viteve 1960 dhe 1970, siç është filmi “Von Ryan Express” në 1965 me Frank Sinatra. Në të njëjtin vit këngëtarja italiane nterpretoi në komedinë muzikore “Scaramouche”.

Në vitin 1971, ajo pati  suksesin e saj të radhës  në shfaqjen televizive ‘TV Canzonissima’, duke interpretuar këngën “Chissà se Va”.

Në vitin 1984, gazeta ‘L’Espresso’ e kishte përshkruar Carrà si “Më të duartrokitur se presidenti Pertini, më e ‘shtrenjtë’ se lojtari i futbollit Michel Platini dhe më e mrekullueshme  se shenjtori modern Padre Pio”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, e cila ka qenë…