Thaçi: Duhet të përfundohet praktika që prej analistit të bëhesh kryetar partie, Memli është shembull

05 korrik 2021 | 21:05

Analisti Jusuf Thaçi, ka thënë se Memli Krasniqi është shembull se si duhet të punohet brenda partisë që të arrihet besimi. Ai ka thënë se praktika e analistëve që aderojnë nëpër parti dhe “shpërblehen” me poste të larta duhet të përfundojë.

Krasniqi është zgjedhur kryetar i PDK-së në Konventën e mbajtur më 3 korrik. Krasniqi ka qenë për shumë vite anëtar i kësaj partie dhe ka mbajtur shumë pozita me rëndësi. Thaçi thotë se ai është shembull se si duhet të punohet brenda subjektit politik

“Është shembull se si duhet të punohet brenda partisë për të marrë besimin e të tjerëve se sa kjo praktika tjetër që është kjo e disa analistëve. Duhet të përfundohet kjo praktikë që prej analistit të bëhesh kryetar partie. E sheh zakonisht një person në emision politik një apo dy herë, ndërsa herën e tretë e sheh atje në krye të partisë apo tek organet vendimmarrëse para shumë personave më meritor”, tha Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonardo Bonucci ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen Itali-Spanjë…