Haxhiu: Nuk ka vaksinim masiv, vetëm 569 vaksinime janë bërë gjatë 24 orëve të fundit

05 korrik 2021 | 23:47

Anëtari i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se nuk po ka vaksinim në shkallë të gjerë përkundër sigurimit të vaksinave.

Haxhiu thotë se rritmi i vaksinimit është shumë i ngadalshëm dhe se nuk pritet të arrihen caqet e paralajmëruara nga Qeveria.

Ai ka pasur kritika edhe për mënyrën se si po ecën vaksinimi.

“Nuk ka pasur fare organizim. I keni parë radhët para qendrave të vaksinimit. Tërë ai pompozitet dhe përsëri nuk kemi fare vaksinime. Rritëm shumë i ngadalshëm, është premtuar vaksinim masiv. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur vetëm 569 vaksinime. Duke marrë parasysh që janë mbi 200 ekipe të vaksinimit janë kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Pastaj mos të mendojnë njerëzit se kryejnë punë me një vaksinë. Duhen dy doza që vaksinimi të bëjë punë”, tha ai në emisionin dPt te Fidani në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se…