![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/fc-prishtina-1.jpg)
Prishtina përballet me Ferencvarosin
06 korrik 2021
| 10:04
Prishtina do të luajë sot kundër kampionit të Hungarisë, Ferencvarosit.
Ndeshja do të zhvillohet në kuadër të rrethit të parë për kualifikime në Ligën e Kampionëve.
Loja do të zhvillohet në Budapest, në stadiumin “Groupama Arena”, nga ora 18:00.
Prishtina pritet të paraqitet me të gjithë lojtarët, nuk ka mungesa.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet në Prishtinë, më 13 qershor, me fillim nga ora 20:00.