Formacionet: Itali – Spanjë

06 korrik 2021 | 13:27

Italia pritet të bëjë vetëm një ndryshim të detyruar në formacionin startues kundër Spanjës.

Italia dhe Spanja po luajnë për një vend në Finalen e UEFA Euro 2020 dhe do të vazhdojnë atë që tashmë është një rivalitet i madh i futbollit Evropian.

Roberto Mançini duket se do të vendosë të njëjtën formacion si ndaj Belgjikës në Mynih, me vetëm një ndryshim të detyruar në mbrojtësin e majtë, shkruan footballitalia.

Leonardo Spinazzola iu nënshtrua një operacioni dje në Finlandë dhe do të qëndrojë jashtë për rreth gjashtë muaj, pasi u lënduar në Allianz Stadium të premten e kaluar.

Spanja dhe Italia kanë një ekuilibër perfekt në rekordin e tyre ballë për ballë, me 11 fitore secila dhe 15 barazime në 37 takimet e tyre të mëparshme.

Ndeshja e fundit midis dy palëve erdhi gjatë kualifikimeve të Kupës së Botës 2018, kur Spanja fitoi 3-0 ndaj Italisë të drejtuar nga trajneri Gian Piero Ventura.

Alvaro Morata shënoi në atë lojë, dhe sulmuesi i Juventusit pritet të fillojë prapë sot.

Luis Enrique duket se do të jetë pa Pablo Sarabia, me Dani Olmo që fillon në të majtë. Koke, Sergio Busquets dhe Pedri janë vendosur të fillojnë në mesfushë, për një betejë me Marco Verratti, Jorginho dhe Nicolò Barella.

Formacionet e mundshme:

Itali: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Verratti, Jorginho, Barella; Chiesa, Immobile, Insigne.

Spanjë: Unai Simon; Azpilicueta, Pau Torres, Laporte, Jordi Alba; Koke, Busquets, Pedri; Ferran Torres, Morata, Dani Olmo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Shëndetit Publik të Gjermanisë ka bërë të ditur…