![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/italy-spain-2.jpg)
Spanja rikthehet në lojë, shënon Morata (Video)
06 korrik 2021
| 22:42
Spanja e ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Italisë (1-1), në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian.
Në minutën e 80-të, Alvaro Morata ka shënuar gol pas një aksioni të mirë që e ndërtoi me Olmon.
Në minutën e 60-të, Federico Chiesa kishte shënuar një gol të bukur për epërsinë e parë të italianëve, raporton “Epoka e re”.