Abazovići: Shtatoren e Skënderbeut në Ulqin, brenda vitit

07 korrik 2021 | 08:59

Dritan Abazoviçi, zëvendëskryeministër i Malit të Zi dhe tashmë president i Lëvizjes Qytetare URA, në një intervistë të dhënë për analistin Mentor Nazarko, të publikuar në emisionin “Log.” në ABC, ka folur për prejardhjen e tij. Ai ka bërë me dije se familja e tij është nga Ulqini, por rrënjët shtrihen në Krujë.

Ndërkohë Abazoviçi ka bërë me dije se brenda vitit në hyrje të qytetit të Ulqinit do të ngrihet shtatorja e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Sipas tij, kjo gjë duhej të bëhej më parë. Ai duke kërkuar falje për vonesën e ngritjes së shtatores së  Skënderbeut, ka thënë se të gjithë duhet të jenë të qartë se shqiptarët në Malin e Zi janë të lidhur me historinë e tyre.

A ka ardhur koha që në Ulqin të ketë një monument të Skënderbeut?

“Ka shumë kohë që ne jemi në vonesë me vendimin për të bërë një bust për Skënderbeun. Por me qeverinë e re ajo gjë ka për tu përfunduar dhe busti do të vendoset në hyrje të Ulqinit. Që të gjithë ata që vijnë të jenë të qartë që lidhja jonë me Skënderbeu dhe me historinë kombëtare është e rëndësishme. Në fund të vitit jam i sigurt që projekti do përfundojë. Kërkoj falje për vonesën por ka qenë zvarritje. Kërkoj falje që nuk ka ndodhur me herët.” ka thënë zv. Kryeministri i Malit të Zi.

Politikani shqiptar në Malin e Zi ka thënë se familja e tij është nga Ulqini por thuhet se rrënjët i ka nga një fshat i Krujës që ka pikërisht edhe mbiemrin e tij, fshati Abazaj. Ai madje ka theksuar se mban lidhje me familjen shqiptare nga Kruja.

Çfarë ju lidh me Krujën?

“Me Krujën kemi lidhje se aty gjendet fshati Abazaj. Kur kemi pasur një gëzim familjar, vetë na kanë kontaktuar kushërinj nga ai fshat dhe kanë marrë pjesë dhe ne jemi prej andej. Kemi mbet me kontakte dhe vizitohemi shpesh.” ka shtuar më tej Abazoviç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur, Eni Vasili është bërë nënë për herë…