Sot debat parlamentar për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

07 korrik 2021 | 09:18

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot ku në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar për marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington.

Debat ky që po bëhet me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u mbajt javën që lamë pas, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi derisa tregoi për kërkesën e LDK-së, ai shtoi edhe atë se në këtë debat pret që të jetë edhe kryeministri Albin Kurti meqë aty është edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, ky i fundit tashmë si deputet i LDK-së.

Pikat e rendit të seancës së sotme plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë,

Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

 Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,

Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot i…