Hoxhaj për babanë e Veselit: I edukoi fëmijët për atdhedashurinë

07 korrik 2021 | 10:14

Fazli Veseli, babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm, raporton “Epoka e re”

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka treguar për takimin e fundit me babanë e Kadri Veselit.

Hoxhaj tregoi se hera e fundit kur e ka takuar ka qenë pak ditë pasi Kadri Veseli ishte nisur për  Hagë dhe se babai i ish-kryeparlamentarit ia shtrëngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

Po ashtu ka treguar se ishin fjalët e tij që i motivoi se duhet t’i mblidhnim forcat dhe dhimbjen të kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtet ndërtimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

“I paska mbyllur sytë përjetësisht babai i Kadrisë, Fazli Veseli! Herën e fundit kur e takova, pak ditë pasi Kadriu ishte nisur për në Hagë, ma shtrëngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet. Ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtet ndërtimin e Kosovës.

Një baba shembull që i edukoi të gjithë fëmijët e tij me ndjenjën e përhershme të atdhedashurisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Babai i ish-krye parlamentarit Kadri Veseli ka vdekur mëngjesin e…