Verstappen: Kjo makinë është me ‘krahë’

07 korrik 2021 | 11:12

Këtë sezon Max Verstappen ka korrur pesë fitore në Formula 1 me makinën Red Bull, 15 në total në karrierën e tij, duke u konfirmuar një talent në pistë. Piloti holandez ka 32 pikë avantazh nga Lewis Hamiltoni me Mercedes.

“Nuk prisja që në Austri të arrinim dy fitore kaq të lehta. Makina ka qenë e shpejtë pavarësisht prej gomave që montonim”, ka thënë Verstappen.

“Jam argëtuar gjatë dy javëve që qëndruam në Austri dhe tani kam një avantazh të lehtë. Gjithsesi, çdo gjë është e hapur, pasi sezoni është shumë i gjatë. Na duhet të vazhdojmë kështu në çdo garë. Për momentin gjërat janë mirë dhe jam i përqendruar te puna ime. Falënderoj skuadrën për makinën. Duket se është me ‘krahë’”, ka shtuar Verstappen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e Vushtrrisë, një lagje e tërë ka filluar…