Qendra për Studime Universitare e FSK-së merr emrin ‘Wesley Clark’
07 korrik 2021
| 12:30
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka emëruar shkollën e oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës si Qendra e Studimeve Universitare “Wesley Clark”.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas takimit që zhvilloi me gjeneralin amerikan. “Për nder të gjeneralit historik do të emërojë shkollën tonë të oficerëve me emrin Qendra e Studimeve Universitare ‘Wesley Clark’”, ka thënë Mehaj.