PSG-ja dhe City fillojnë garën për transferimin e Messit

07 korrik 2021 | 12:43

Nga njëra anë dëshira për të rinovuar me Barcelonën, nga ana tjetër interesimi i klubeve më prestigjioze evropiane, të cilat qëndrojnë në dritare, duke pritur të dinë zhvillimet e negociatave.

E ardhmja e Leo Messit është ende pezull. Kampioni argjentinas është ende zyrtarisht pa kontratë. Lidhja me Barcelonën përfundoi më 30 qershor.

Një situatë që, sipas raporteve të “Mundo Deportivo”, po i dërgon PSG-në dhe Manchester Cityn drejt një sulmi të ri për gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.

PSG-ja nuk fshihet. Presidenti Nasser Al-Khelaifi tashmë kishte bërë deklarata të rëndësishme muajt e fundit: “Unë kurrë nuk kam folur për negociatat në progres, por presidenti i Barcelonës e di që Messit do t’i skadojë kontrata dhe është i lirë të flasë me këdo. Ne të gjithë kemi të drejtë të negociojmë me të”.

Sipas gazetës spanjolle, PSG-ja që në radhët e veta e ka Neymarin, një mik i madh i Messit, dhe futbollistët argjentinas Di Maria, Paredes dhe Icardi mund të ndikojnë në transferimin e “Pleshtit”. Manchester City është gjithashtu shumë i interesuar për këtë çështje. Britanikët mund të përfitojnë nga prania e trajnerit Pep Guardiola dhe do t’i plotësonin ambicien lojtarit për ta fituar Ligën e Kampionëve, një synim që Manchester City ia ka vendosur vetes për sezonin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka emëruar shkollën e oficerëve…