Limaj: Bacën Fazli do ta kujtojmë si një burrë të urtë dhe bujar

07 korrik 2021 | 12:53

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së babait të Kadri Veselit.

Në emër të Nismës Socialdemokrate, ai i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli, miqve dhe të gjithë dashamirëve të të ndjerit.

“Bacën Fazli do ta kujtojmë si një burrë të urtë e bujar, që rrjedhë nga një familje atdhetare, që në çdo periudhë të rëndësishme për vendin, kanë qenë në ballë të kontributit për të mirën e atdheut”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Limajt:

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Fazli Veseli, babait të bashkëluftëtarit tim, Kadri Veseli, që aktualisht ndodhet në Hagë, në mbrojte të luftës sonë çlirimtare”, ka shkruaj Limaj në faqen zyrtare të Nismës në “Facebook”.

Limaj në fund ka shkruar se, në emër të tij dhe Nismës i shpreh ngushëllime familjes Vesli, miqve dhe

Bacën Fazli do ta kujtojmë si një burrë të urtë e bujar, që rrjedhë nga një familje atdhetare, që në çdo periudhë të rëndësishme për vendin, kanë qenë në ballë të kontributit për të mirën e atdheut.

Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate, i shpreh ngushëllime familjes Veseli, miqve dhe gjithë dashamirëve të të ndjerit.

Fatmir LIMAJ”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja është eliminuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pasi u…