Malisheva përforcohet edhe me Pefqelin

07 korrik 2021 | 21:17

FC Malisheva ka njoftuar se ka transferuar në radhët e veta mesfushorin me tipare sulmuese, Mërgim Pefqelin.

Ish-futbollisti i shumë skuadrave kosovare ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me klubin nga Malisheva. Ky është transferimi i dytë për FC Malishevën për sot, pasi orë më parë zyrtarizuan edhe ish-mbrojtësin e Drenicës, Azem Bejtën.

Kujtojmë se FC Malisheva për herë të parë në histori të klubit, nga sezoni 2021/22 do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.

Njoftimi i plotë i FC Malisheva:  

Mergim Pefqeli lindur më 25 nëntor 1993 në Prishtinë, është futbollist  profesionist i cili si  luan si mesfushor i majtë, ai po ashtu luan edh si mesfushor I djathtë dhe sulmues i dytë. Mërgimi  vlerësohet  shumë për aftësitë e tij teknike dhe është i njohur për pasimet e sakta, lëvizje inteligjente dhe gjuajtjet e fuqishme nga distanca e largët.

Ka patur një karrierë mjaft të bujshme, ka filluar me KF Fushë Kosova pastaj ka luajtur për Trepçën, Hajvalinë, Trepça 89, Llapin dhe Prishtinën. Marrëveshja e arritur me Mërgimin për sezonin 2021-2022, për FC Malishevën është më se e mirëseardhur dhe jemi shumë optimist se kualiteti i tij do të bëj dallimin në klubin tonë.

Mërgimi u maturua në një playmaker të kompletuar, këmbëngulës dhe të gjithanshëm, i aftë të luaj në çdo pozitë në mesfushë, shpesh duke alternuar rolet edhe si sulmues, për shkak të qëndrueshmërisë, vizionit, angazhimit të madh në lojë dhe sensit të tij pozitiv.

Mërgimi është i njohur për aftësitë për të kombinuar me shokët e skuadrës, për të lexuar lojën dhe për të kontrolluar tempin e lojës,. Ai zotëron një gamë të jashtëzakonshme pasimesh dhe inicon shpesh lojëra të rrezikshme sulmuese pasi fiton posedimin e topit nga kundërshtari.

FC Malisheva i deshiron mirëseardhje Mergimit në klubin tone dhe i deshiron shume fat në jete dhe karrierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Malisheva ka konfirmuar se ka kompletuar transferimin e Azem…