Pedri: Spanja kthehet më e fortë

08 korrik 2021 | 12:55

Futbollisti i Barcelonës, Pedri ka thënë se Spanja do të rikthehet më e fortë dhe ka histori për të bërë. Spanja u eliminua në gjysmëfinale nga Italia, pas ekzekutimit të penalltive.

“Pavarësisht se fundi ishte zhgënjyes, eksperienca e këtyre javëve të fundit ka qenë e paharrueshme. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë, mbi të gjitha shokëve të skuadrës dhe trajnerëve. Dua të falënderoj edhe tifozët për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë. Ne do të rikthehemi më të fortë”, ka thënë Pedri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
That 4 July is celebrated with as much joy in…