Ramosi flet si lojtar i PSG-së

08 korrik 2021 | 13:00

Sergio Ramos është futbollist i ri i Paris Saint-Germain. Qendërmbrojtësi spanjoll është prezantuar sot nga klubi francez.

Mbrojtësi spanjoll është shprehur i lumtur se ka nënshkruar me një klub siç është PSG-ja dhe ka premtuar që do ta ndihmojë klubin parisien që të fitoj trofe.

“Jam shumë i lumtur që u bashkova me Paris Saint-Germain. Është një ndryshim i madh në jetën time, një sfidë e re dhe një ditë që nuk do ta harroj kurrë. Jam krenar që jam pjesë e këtij projekti shumë ambicioz, për t’u bashkuar me një ekip me lojtarë të shkëlqyeshëm. Është një klub që tashmë është dëshmuar në nivelin më të lartë me baza të forta. Unë dua të vazhdoj të rritem me Parisin dhe të ndihmoj ekipin të punojë për të fituar tituj”, ka thënë Ramos.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka mbajtur Kuvendin e 10, gjatë…