Ministrja Arbërie Nagavci merr dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca”

08 korrik 2021 | 13:09

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ka marrë dozën e vaksinës “AstraZeneca”.

“Pashë që disa qytetarë shprehnin shqetësim në lidhje me vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19. Unë u vaksinova më dozën e parë të kësaj vaksine, aplikova online si gjithë tjerët, ndoqa procedurat dhe udhëzimet dhe mora vaksinën që ofrohej e që  është e aprovuar nga OBSH”, ka shkruar Nagavci, duke i ftuar punëtorët e institucioneve arsimore të vaksinohen. “Ftoj të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e institucioneve arsimore  që të vaksinohen dhe të jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike, ashtu si dhe gjithë qytetarët të mos kenë hezitime,  në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve.  Falënderoj  për punën e mirë, punëtorët shëndetësorë, Ministrinë e Shëndetësisë e vullnetarët në qendrat e vaksinimit”, ka shkruar ajo.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sergio Ramos është futbollist i ri i Paris Saint-Germain. Qendërmbrojtësi…