Një gjyqtar holandez do të vendosë drejtësi në finalen Itali-Angli

09 korrik 2021 | 10:07

UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi të dielën në finalen e Evropianit mes Italisë dhe Anglisë. Gjyqtar kryesorë do të jetë holandezi Bjorn Kuipers.

Për 48-vjeçarin do të jetë sfida e 4-t që do të gjykojë në këtë Europian, pas dy sfidave të gjykuara në fazën e grupeve Danimarkë-Belgjikë dhe Sllovaki-Spanjë dhe çerekfinales ndërmjet Çekisë dhe Danimarkës. Holandezi është prej vitit 2006 në listën e FIFA-s dhe prej vitit 2009 në listën e UEFA-s.

Ndihmës të Kuipers do të jenë dyshja tjetër holandeze Sander Van Roekel dhe Erëin Zeinstra ndërsa gjyqtar i katërt është zgjedhur spanjolli Carlos Del Cerro Grande. Në VAR do të jetë një gjerman, Bastian Dankert. Finalja do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Wembley”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur ditën…