Murtezaj: ATK-ja tejkaloi të hyrat për 6 muajt e parë të këtij viti për 18%

09 korrik 2021 | 11:01

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur një rekord në realizmin e të hyrave duke tejkaluar për rreth 18 % realizimin e objektivave bazuar në ligjin për buxhet, është bërë e ditur në një konferencë për media të këtij institucioni.

“Pjesa e parë e 2021 ishte periudhe e sfidave. Përkundër që kemi punuar në kohë të pandemisë janë zhvilluar reforma të ndryshe. Gjatë kësaj periudhe synim ka qenë ofrimi i shërbimeve me të mira për tatimpaguesit. Të hyrat gjatë periudhës janar-qershor ATK ka arritur një rekord në realizmin e objektives së saj planin bazuar në ligjin e buxhetit duke arritur të tejkaloj rreth 18 përqind, në raport me planin dhe të tejkalojnë të hyrat në vitin 2020, përreth 74.3 milion euro. ATK është në rrugë të mirë në të rritje së performancës dhe ofrimit t sigurisë për qeverinë në planifikimin e shpenzimeve buxhetore” ka thënë Ilir Murtezaj, drejtor i ATK-së.

“Në vitin 2021 kemi realizuar 293 milion euro dhe rreth 100 milion kontribute pensionale. Në vitin 2020 për shkak të situatës ka pasur një rënie në krahasim me 2019, ku gjatë kësaj periudhe kanë qenë të inkasuara vetëm 216 milion euro’” ka thënë më tutje Murtezaj.

ATK sipas Murtezaj ka pasur gjithashtu rritje të qarkullimit vjetor.

”Nëse shohim për 6 muajt të këtij viti, në raport vitin me kaluar, kemi rritje 30 % rritje të qarkullimit të bizneseve të deklaruara në ATK apo rreth 1 .1 miliard euro. Ky është një indikacion për ekonominë e vendit dhe tregon se kemi nisur t’i kalojmë vështirësi e pandemisë dhe kemi trendë pozitive” është shprehur ai. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistet e Kosovës U20 po vazhdojnë me përgatitje para garave…