Murati: Integrimi i qëndrueshëm i të rinjve në tregun e punës është prioritet kryesorë në agjendën tonë të zhvillimit

09 korrik 2021 | 11:48

Ministri i Financave, Punës dhe Transefereve, Hekuran Murati, ka përfaqësuar Qeverinë Kosovës në Mbledhjen Ministrore për Punësim dhe Çështje Shoqërore të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Presidenca Sllovene e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim u diskutua lidhur me integrimin e të rinjve në tregun e punës, veçanërisht për skemën e punësimit të garantuar për të rinj, temë me rëndësi të lartë për Qeverinë e Kosovës.

“Si Qeveria e shtetit më të ri në Evropë, mirëpo edhe shtetit me popullsinë më të re, integrimi i qëndrueshëm i të rinjve në tregun e punës është prioritet kryesorë në agjendën tonë të zhvillimit”, u shpreh Ministri Murati në fjalimin e tij gjatë mbledhjes ministrore.

Ai poashtu ndau planin e tij me të pranishmit duke i’u referuar tri skemave të Pakos për Ringjallje Ekonomike të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në punësimin e të rinjve.

Në këtë mbledhje, ministrat përgjegjës për punësim dhe çështje shoqërore u takuan për të diskutuar hapa konkret për ndërtimin e tregjeve të qëndrueshme të punës për të rinjtë.

“Gjatë këtij takimi u theksua se ky qëllim mund të arrihet vetëm me krijimin e kushteve të përshtatshme të punës dhe zhvillimin e aftësive të reja, me theks të veçantë për të rinjtë të cilët duhet të stimulohen të zhvillojnë potencialin e tyre”, thuhet në njoftimin e MFPT.

Ministria e Financave, Punës dhe Transefereve së fundmi ka shpalosur Pakon e Ringjalljes Ekonomike ku së paku tri masa kontribuojnë në mënyrë direkte në punësimin e të rinjve. Skema e punësimit të garantuar për të rinj, skema e granteve për zanatet dhe trajnimi dhe punësimi në IT, janë masat përmes të cilave do të investohet në këtë drejtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ceremoni solemne të organizuar nga Qendra Rajonale për…