Phoenixi fiton edhe finalen e dytë

09 korrik 2021 | 12:39

Phoenix Suns fiton edhe finalen e dytë ndaj Milwaukee Bucks dhe tashmë vetëm dy suksese larg vendosjes së unazës së kampionit në NBA.

Në Arizona paraqitja mbresëlënëse e grekut Giannis Antetokounmpo autor i 42 pikëve por edhe 12 rebound-eve dhe 4 asistimeve nuk i mjaftoi Milwaukeet që u mposht me rezultatin 118-108 nga skuadra e trajnerit Monty Williams. Më të mirët mbi parket për Phoenix Suns ishin Davon Booker dhe Mikal Bridges, me të parin që koleksionoi në total 31 pikë 5 rebound dhe 6 asistime, ndërkohë që Mikali Brdiges realizoi 27 pikë.

Paraqitje pozitive edhe ajo e Chris Paul 23 pikë, 4 rikuperime poshtë tabelës dhe 8 pasime deçizive.

Phoenix nuk e nisi shumë mirë sfidën me periodën e parë që u mbyll me avantazhin e 3 pikëve në favor të skuadrës së trajneri Mike Budenholzer, por perioda që vendosi sfidën ishte pikërisht e dyta. Suns u treguan shumë më të lartë në këtë fraksion loje duke realizuar 14 pikë më shumë se Bucks.  E barapeshuar ishte edhe pjesa e dytë me Milwaukee që realizoi vetëm një pikë më shumë në periodat 3 dhe 4, por në fund u dorëzua me rezultatin 118-108.

Te Bucks u ndje performanca e dobët e Khris Middelton i cili realizoi në total vetëm 11 pikë, teksa pikëshënuesi i dytë më i mirë i skuadrës pas Giannis Antetokounmpo ishte Holiday me 17 pikë. Tashmë seria e finaleve të mëdha të NBA do të zhvendoset në Wisconsin aty ku Bucks në dy ndeshjet e radhës do të tentojnë përpara publikut të tyre të barazojnë në 2-2 serinë ndaj Phoenix. /SS/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po me duhet ta përsëris një shkrim te vitit 2013…