![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/214287422_2415513481912063_2109624124128132700_n.jpg)
Shqipëri dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen e ripranimit për shqiptarët e dëbuar
Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, dhe ministri Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për ripranimin e shqiptarëve të dëbuar
Ministri Çuçi ka vlerësuar se kjo marrëveshje është e bazuar në modelin komunitar dhe vjen në përputhje me angazhimin e të dy vendeve për të frenuar migracionin e paligjshëm.
“Kjo marrëveshje e propozuar nga qeveria britanike pas daljes nga Bashkimi Evropian, është e bazuar në modelin komunitar dhe vjen në përputhje me angazhimin e të dy vendeve tona për të frenuar migracionin e paligjshëm. Përmes saj rregullohen procedurat e ripranimit dhe tranzitit në rastet e dëbimit të personave, hyrja ose qëndrimi i të cilëve është i paligjshëm në territoret e shteteve të tyre”, ka shkruar Çuçi në një postim në “Facebook”.