Fakete Kadiu emërohet u. d. e kryeshefit ekzekutiv në Postën e Kosovës

09 korrik 2021 | 13:25

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës Sh.A., në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot, ka caktuar Fakete Kadiu, në pozitën U.d. kryeshef Ekzekutiv në Postën e Kosovës Sh.A.

“Deri tek caktimi i U.D KE znj. Fakete Kadiu, ka ardh si rezultat i dorëheqës së djeshme të parevokueshme të ish U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, z. Rafet Jashari. Znj. Fakete Kadiu, i urojmë suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re!”, ëhstë thënë në komunikatën e Postës së Kosovës.

Rikujtojmë se Kadiu ishte U.d. zevendëskryeshefe në Postën e Kosovës, në kohën kur në krye të këtij institucioni ishte Vjollca Shala- Mulaj,  e që më pas u zëvendësua nga Etrit Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Giorgio Chiellini është një nga protagonistët kryesorë të Italisë finaliste…