![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/lulzim-basha-1.jpeg)
Basha kujton masakrën e Srebenicës: PD-ja rezolutë në Kuvend për ta dënuar gjenocidin serb në Kosovë e Bosnje
11 korrik 2021
| 12:36
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Serbrenicës.
Lideri demokrat, Basha ka bërë të ditur se partia e tij në Kuvendin e Shqipërisë do të paraqesë një rezolutë e cila do të dënoj gjenocidin në Serbrenicë por edhe gjenocidin serb në Kosovë, njofton “Epoka e re”.
“Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin @pdshqiperi do të paraqesë në Kuvend një rezolutë” është shprehur Basha.