Kthesa pro-amerikane e kryeministrit Kurti

11 korrik 2021 | 15:37

Shkruan: Hisen Berisha

Në “Prespa Forum Dialogue (PFD)”, kryeministri Albin Kurti iu drejtuar kryeministrit shqiptarë, atij serb dhe maqedonas se “në dëshpërim të mo hapjes së negociatave për integrime evropiane, po tentojnë që rajonin ta orientojnë kah federata ruse”.

Një shpresë që po duket si mirazh në syprinën e diplomacisë dhe politikës së jashtme të Kosovës, janë deklarimet me orientim “proamerikan” të kryeministrit, që përbëjnë një kthesë inkurajuese për të ardhmen e Kosovës në partneritet të përhershëm me ShBA-në.

Konsistenca e kryeministrit Kurti në qëndrimet e mbajtura në PFD, moskundërshtimi i marrëveshjes së Uashingtonit nëse ndodhë, janë tregues orientimor se nuk i bën argat qeverisë serbe, e cila për shkak të interesave ekonomike me Turqinë e Rusinë, po lufton për mos dërgimin e ambasadës serbe në Jerusalem.

Qëndrimi i deritanishëm i z. Kurti, rreth marrëveshjes së Uashingtonit është beteja politike që pret ta fitojë Serbia pa luftë, ndaj Shteteve të Bashkuar të Amerikës, pikërisht me argatin që po u bën kryeqeveritari kosovar me shpërfilljen e marrëveshjes së zotimeve të Uashingtonit.

Kjo rrezikon potencialisht statusin special të Kosovës në marrëdhëniet imediate më Shtëpinë e bardhë.

Befasia e radhës në politikën e jashtme të kryeministrit kosovar, pritet të bëhet përplasja me Turqinë pikërisht për shkak të qëndrimit rreth ambasadës dhe të dërguarit/es të Kosovës në Jerusalem.

Promovimi më tej i SEFTA alias Shengeni i Novisadit në përmbajtje dhe qëllim, tregon hapur se me statusin e tij prej kryeministri, me nismat rajonale jashtë përgjegjësisë amerikane, pretendon të qëndron më lartë se marrëveshja Uashingtonit, ku Kosova kishte status të subjektit në marrëdhëniet ndërkombëtare, me ndërmjetësim garantues të superfuqisë së botës, ShBA-së.

Po t’i referohemi deklarimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që nismës antievropiane dhe antiamerikane të Novisadit – “Shengenit”, Rama – Vuciq, t’i ndërrohet emri, me siguri se në kontekst të katër propozimeve të kryeqeveritarit Kurti në Bruksel, do të përbëj rrezik për “kthimin e Serbisë  në Kosovës” .

Politika kosovare dhe vetë z. Kurti nuk guxon të harron se këto propozime nuk hyjnë në vendimmarrjen amerikane. Pastaj,

në ShBA, administrata shtetërore republikane apo demokrate nuk i ndryshon pozicionet rreth marrëveshjeve që vet i sponsorizon.

Inkurajuese është deklarata “urdhëruese” e presidentit të ShBA, pesë shteteve anëtare të BE-së se “duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës”!

Kështu që, politikbërja kosovare dhe e vendeve të rajonit duhet të jetë në konstruktivitet me gjeostrategjinë politike të ShBA-së për rajonin!

Nuk duhet harruar se ka ndërrim të kursit politik në botë nga globalizmi për forcimin e shteteve kombëtare. Si rajon e me theks si Kosovë jemi pikërisht në ketë kurs veprimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Letrat sekrete me shokun e ngushtë zbulojnë një të kaluar…